Manchester United kërkon të trasnferojë Paulo Dybalan

Sport

paulo
Forma e dobët që ka treguar skuadra ka bërë që drejtuesit e Manchester Untied të përgatiten për disa blerje në merkaton dimërore. Paulo Dybala thuhet të jetë objektivi kryesor i ‘djajve të kuq’ që janë të gatshëm të shpenzojnë një vlerë prej 107 milionë paundësh , për të blerë yllin e Juventus. Lajmin e ka bërë me dije fillimisht ‘Calciomeracto.com’, por edhe në Britani konfirmohen këto spekulime. Mediat raportojnë se United është gati të rindezë interesimin për futbollistin e përfaqësueses së Argjentinës, në tentativën e tyre për të përforcuar vijën e ofensivës.

dybala pau

Tek Manchester United janë gati të investojë shuma të konsiderueshme për përforcimin e skuadrës, kur zërat për ardhjen e Zinedine Zidane në krye të stolit sa vijnë e shtohen. Ardhja e Cristiano Ronaldos tek Juventusi nuk i ka lënë shumë hapësira Dybalas, por edhe drejtuesit e bardhezinjve nuk do të heqin dorë kollaj nga kartoni i argjentinasit. Megjithatë, një ofertë e tillë mbi 100 milionë duket se do t’i tundojë të gjithë në Torino dhe Dybala me shumë gjasa do të pranonte nisjen e një aventure të re në ‘Old Trafford’, gjithmonë nëse gjërat për të tek kampionët e Italisë do të mbeten të njëjtat.