Origi e Vinjaldum, dy heronjtë e papritur të natës së ‘Anfield’!

Sport

Askush nuk e besonte, por mrekullia u bë realitet të mërkurën në “Anfield”, një nga vendet e paktë ku mund të realizohen përmbysje si ajo që bëri Liverpuli ndaj Barcelonës. E madje, edhe pa dy prej sulmuesve kryesorë, siç ishin Salah dhe Firmino. “Ishte vërtet e pabesueshme. Kam përjetuar edhe netë të tjera speciale në jetën time, por kjo ishte krejt ndryshe. Përpara ndeshjes, realisht besoja fare pak se mund të bënim përmbysje. Ua thashë edhe djemve se ishte e ndërlikuar të shënonim 4 gola. Por ata besuan me të gjitha forcat, pavarësisht mungesave që kishim. Dhe ia dolën mbanë…”, u mjaftua të thotë Klopp.Ndërkohë, skuadra e tij përveçse preu biletën për në “Uanda Metropolitano” më 1 qershor, u bë e treta në historinë e gjysmëfinaleve të Kupave të Evropës që kualifikohet në finale, pasi kishte humbur takimin e parë me 3 golave diferencë. Më parë ia kishin dalë vetëm Panathinaikosi në vitin 1971 dhe Barcelona në 1986-n. Kishte që nga vitet 2008-2009 që një skuadër angleze nuk arrinte në finale të Champions për dy vite radhazi. E këtë e bëri Liverpuli.


Për më tepër, heronjtë ishin ata që priteshin më pak, Origi e Vinajdum, autor të dy dopietave në portën e Barcelonës, për herë të parë në një ndeshje të Champions League.
Veçanërisht holandezi bëri dicka gati të paprecedent duke shënuar brenda 122 sekondash, vetëm pak minuta pasi hyri në fushë si zëvendësues në fillimin e pjesës së dytë. “Nuk e kuptova se cfarë ndodhi. Gjithcka që përjetova ishte e pabesueshme. Shpresonim dhe besonim shumë që mund të realizonim 4 gola, edhe me ndihmën e tifozëve tanë. Të gjithë thonin se ishte e pamundur, por treguam se në futboll është gjithcka e mundshme. Unë isha i inatosur që e nisa ndeshjen nga stoli, por kur zbrita në fushë i thashë vetes se duhet të ndihmoja skuadrën. Si rezultat erdhën dy gola dhe një paraqitje e madhe”, ishin fjalët e Henderson.