Osimhen : Normale që klubet e mëdha interesohen për mua

Sport

Napoli fitoi sfidën e parë të 1/8-va në UCL duke mposhtur pastër 0-2  Eintrachtin e Frankfurtit në Germani. Victor Osimhen për herë të parë me fanellën e kaltër ka gjetur golin në 6 ndeshje të njëpasnjëshme duke qënë vendimtar edhe në “Frankfurt Stadion”. Autori i  20 golave në këtë sezon mes kampionatit dhe Championsit është në qëndër të vëmëndjes së shumë klubeve të pasur në Europë dhe për këtë është i vetëdijshëm edhe nigeriani

“ Kur zhvillon paraqitje të mira, shumë klube në Europë të vëzhgojnë, sidomos kur ndeshjet pozitive i  zhvillon në një nga 5 ligat kryesore të Europës. Fakti që klube të mëdha janë të interesuar për mua do të thotë që po luaj mirë dhe kjo më motivon që të bëj akoma më mirë. Për momentin jam i përqëndruar vetëm tek Napoli dhe dua të fitoj trofe me këtë skuadër, në fund të sezonit do të shohim, por vendos klubi”-deklaroi 24 vjecari që po përjeton edicionin më të mirë në karrierën e tij. Ndërkohë që më herët presidenti De Laurentis nuk i’a mbylli derën një largimi të mundshëm të Osimhenit nëse në klub mbërrin një ofertë e pa rezistueshme, teksa drejtori sportiv Guintoli bllokoi Kvaratskhelia duke deklaruar se gjeorgjiani nuk është në merkato edhe pse duke cituar fjalët e Giuntolit, e ardhmja është e pa parashikueshme.