Barcelona e do Shkodranin

Sport

largea 4578451621431633272
Skuadra e Barcelonës është vënë pas mbrojtësit, Shkodran Mustafi.

Mbrojtësi shqiptar i Përfaqësueses së Gjermanisë, Shkodran Mustafi, po kërkohet nga hiq më pak se Barcelona.

Kështu ka njoftuar pak caste më parë Calcimercato.it, e cila duke cituar Fichajes, shkruan se krerët kataluans po e përcjellin Mustafin.

Ky i fundit ka shkëlqyer me Valencian këtë edicion, duke u bërë njëri nga mbrojtësit më të mirë në La Liga.