Messi dhe Ronaldo vazhdojnë me rekorde

Sport

mesi-ronaldo
Kristiano Ronaldo me tre golat e shënuara në fitoren e Realit ndaj Espanyolit, ka arritur të regjistroj plot 310 gola në fanellën madriliane, në 299 ndeshje. Ronaldo me këtë 3-golësh, ka lënë legjendën Alfredo Di Stefano, që në 396 ndeshje, pati shënuar 308 gola për Realin.

Më të mirit të botës në vitin 2014, tani i mbetet edhe Raul Gonzales për ta kaluar, për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit. Rauli, ka të shënuar 323 gola në 741 ndeshje.

Goli i Lionel Messit i shënuar në “Vicente Calderon” , që i dha titullin e 23-të Barcelonës, i solli edhe një rekord gjeniut të futbollit Lionel Messit.

Messi ka arritur që të regjistroj golin e 80 në La Liga në ndeshjet në udhëtimin, duke e tejkaluar një tjetër legjendën si Hugo Sanchez.