Pau Gasol ndërron skuadër brenda NBA

Sport

gwgwgwgwgwgwggwgw

Baskebollisti spanjoll Pau Gasol ka vendosur të ndryshojë sërish skuadër, megjthëse duke mbetur brenda NBA-së. 36-vjecari është transferuar zyrtarisht te San Antonio Spurs, pasi ka qenë më parë pjesë e dy skuadrave që kanë triumfuar në NBA, si Los Angeles dhe Chicago Bulls.
Gasol ka shprehur kënaqësinë që i është bashkuar skuadrës së njohur amerikane, duke thënë se “është mjaft i lumtur që po fillon një fazë të re të karrierë në radhët e San Antoino Spurs, ku synon të shijojë të tjerë suksese. Spanjolli mësohet se ka firmosur kontratë me afat 2-vjeçar, me një përfitim që duhet të arrijë te 30 milionë dollarë. Deri tani, ai është përfshirë 6 herë si protagonist në sfidat “All Star” të NBA. Që prej vitit 2014, Gasol ishte te Chicago Bulls, ku gjatë sezonit të kaluar pati mesatare prej 15 pikësh, 10 ribaundeve dhe 4 asisteve për ndeshje. Qendra e re e San Antonio Spurs është edhe fitues dy herë i medaljeve të argjendta në Lojrat Olimpike, që do t’i luajë sërish këtë muaj gusht me përfaqësuesen spanjolle të basketbollit.