Paula Suarez, e dashura e re e Ronaldos

Sport

 

 

 

Shumë bujë bënë në kronikat rozë ditët e pushimit që Cristiano Ronaldo kaloi në Ibiza, në shoqërinë e një bukurosheje misterioze me bikini. Por identiteti i saj është zbuluar menjëherë teksa mediat e “gossip”-eve janë të sigurta se bëhet fjalë për Paula Suarez. Ajo është një modele kolumbiane, e cila punon mes Spanjës dhe Amerikës së Jugut.

Bie në sy mbi të gjitha për bukurinë dhe pamjen “sexy”. Por dihet gjithashtu se është një tifoze e Realit të Madridit, pasi në disa foto të postuara në profilin e saj në Instagram shfaqet pikërisht në tribunat e stadiumit “Santiago Bernabeu”.
Kjo dëshmon edhe se miqësia e saj me Cristiano Ronaldo ekziston prej kohësh dhe nuk është vetëm një “flirt” kalimtar i periudhës së pushimit, përpara Europianit që portugezi po përgatitet të përballojë. Mbetet të shihet nëse është thjesht femra e radhës për Ronaldon, apo këtë herë ka diçka më serioze.

 02443e32bdae26a71c80ca6816f9cc73.jpg