Përveç një sulmuesi, Interi në merkato edhe për një mesfushor

Sport

Dëmtimi i Marko Arnautoviç, mund të detyrojë Interin që në merkaton e Janarit të ndërhyjë në merkato për një sulmues. Mirëpo, sipas informacioneve që vijnë nga mediat përtej italiane, trajneri Simone Inzaghi është i mendimit se skuadra e tij duhet të përforcohet më tepër në mesfushë.

Për këtë arsye, numri një i stoli ziklatër ka bindjen se lojtari ideal për organikën e tij, do të ishte Tomas Soucek. Pjesë e West Ham që prej verës së 2020-tës, sipas Inzaghit, çeku do të ishte një futbollist kyç në lidhjen e linjës mes mbrojtjes dhe mesfushës.

Në lojën e tij, Souçek, dallohet për forcë të lartë fizike dhe fakti që është 192 centimetra i gjatë, e bënë atë të fitojë shumë duele ajrore me kundërshtarët. Në këtë aspekt, mjafton të përmendim këtu që në fund të sezonit të tij të parë në Premier League, Souçek u shpall lojtari me më tepër duele ajrore të fituara, kurse në edicionin që lamë pas, u rendit mes 5 më të mirëve. Pikërisht për të dhëna si këto, po ashtu edhe të tjera, Inzaghi dëshiron që shtatlarti i mesfushës së jetë pjesë e organikës së tij.

Kontrata e çekut me West Ham përfundon në verën e ardhshme dhe për këtë arsye, Interi mund të shpresojë që në Janar, t’i sigurojë shërbimet e tij për një kosto të përballueshme financiare. Për këtë arsye, mediat përtej Adriatikut përcjellin se shumë shpejt, Interi mund të nisë kontaktet me futbollistin, për ta bindur atë të transferohet në radhët e klubit zikaltër.