Pogba gati të bëjë lëvizjen ekstreme ndaj klubit

Sport

Pol Pogba duket gjithnjë e më larg Mançesterit. Përveç kërkesave nga Juventusi dhe Reali i Madridit, francezi nuk kërkon të qëndroj një sezon pa marrë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm, atë të Champions League.

Trajneri i madrilenëve duket se e ka bindur Pogba, teksa do t’i dorëzojë çelësat e mesfushës madrilene. Dhe në rast se Pogba has në kundërshti nga Mançester Junajtid atëherë do të jetë ai vetë që do të paraqesë kërkesën në klub për t’u larguar. Një veprim i cili do t’i vendoste anglezët me shpatulla pas muri, teksa do të shtrëngoheshin më pas të pranonin ofertën për 26-vjeçarin, për të mos mbajtur në skuadër një lojtar pa dëshirën e tij.