Prej kohësh një objektiv i Milanit, Renato Sanches arrin akordin me një klub tjetër

Sport

PSG gjithmonë e më pranë transferimit të Renato Sanches. Këtë verë, portugezi është kthyer në qendër të vëmendjes, teksa interes për të ka treguar edhe Milani. Megjithatë, janë kampionët e Francës ata që duket se e kanë fituar këtë garë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se pariznenët kanë arritur akordin total me futbollistin. Nuk bëhet e ditur ende se sa vjeçare do jetë kontrata, por në Parc des Princes, Sanches do përfitojë 5 mln euro në sezon.

Gjithçka duket e kompletuar në këtë drejtim. Tashmë pritet vetëm që PSG të gjejë akordin me Lille për transfermimin e futbollistit. Mesfushori ka një kontratë që I skadon në verën e ardhshme, ndërsa vlera e kartonit të lojtarit në fjalë, cilësohet deri në 28 mln euro.

Mirëpo, teksa çdo gjë duket se po shkon në mënyrë perfekte, mund të jetë pikërisht Lille ajo që pritet të pengojë kryerjen e këtij operacioni. 5 herë kampionët e Ligue 1 nuk mund të kenë shumë interes që ta shesin lojtarin e tyre tek një rival direkt sikurse është PSG.

Në rast transferimi në Parc des Princes, Sanches do bashkohej edhe një herë tjetër me ish-trajnerin Christophe Galtier dhe drejtorin Luis Campos.