Presidenti i Barcelonës shuan dyshimet e të gjithëve: Ja çfarë do ndodhë në janar!

Sport

pres

Tashmë nuk ka dyshime. Në merkaton e janarit Barcelona do të afrojë në skuadër një qendërmbrojtës, për të mbuluar hapësirat e lëna bosh nga dëmtimet e shumta në repartin difensiv të katalanasve. Është vetë presidenti Josep Maria Bartomeu që e ka pranuar diçka të tillë, pas dëmtimit që pësoi së fundmi edhe Thomas Vermaelen. Mbrojtësi belg do të qëndrojë për të paktën 6 javë jashtë fushave, por fakti që Vermaelen ka kaluar më shumë kohë në infermieri se sa në fushë bën që blaugranat të lëvizin për afrimin e një mbrojtësi. Samuel Umtiti gjithashtu vazhdon të jetë i dëmtuar dhe ende nuk dihet saktësisht se kur do të rikthehet të luajë kampioni i botës me Francën.

15359994570737

Gerard Pique dhe Clement Lenglet janë të vetmit qendërmbrojtësa në dispozicion të trajnerit Valverde, me francezin që nuk ka shfaqur formën e njëjtë si tek Sevilla vitin e kaluar. Sa i përket objektivave të janarit, janë plot 5 emra në listën e drejtuesve të Barcelonësm ku zgjedhja më e pëlqyer mbetet talenti i Ajax, Matthijs de Ligt. 19-vjeçari gjithësesi mbetet një objektiv i vështirë për shkak të interesit të lartë për të. Milan Skriniar i Inter është një alternativë e pëlqyer nga Valverde, për shkak se lojtari ka treguar stabilitet në performancat e tij me zikaltërit. Emra të tjerë janë edhe ato të Alex Grimaldo te Benfica, Dayot Upamecano te Leipzig apo Ferland Mendy të Lyon.