Real Madrid, hidhet ideja për të transferuar Sanchezin dhe Icardin

Sport

cdgicand

Reali i Madridit po konsideron alternativa për një lojtarë të mundshëm që mund të zëvendësojë Karim Benzemanë. Pas 12 ditësh reflektime dhe takimesh mes treshes Florentino Perez, Jose Angel Sanchez dhe Zinedine Zidane, gazeta Marca thotë se në Bernabeu kanë rënë dakord që të lëvizin në merkato për të forcuar skuadrën. Treshja e sulmit “BBC” ka nevojë për elementë shtesë. Drejtuesit kanë përpiluar një identikit të lojtarit që duhet afruar dhe ai duhet të jetë i aftë që të luajë përvecse në qendër të sulmit, edhe në krahë, njëjtë sikurse bëjnë aktualisht Asensio dhe Vazquez. Alternativat janë të shumta, por ato që arrihen më lehtë thuhet se janë Alexis Sanchez dhe Mauro Icardi. I pari në largim nga Arsenali, i dyti me një sezon të jashtëzakonshëm te Interi, i cilësuar një investim me leverdi. Harry Kane dhe Timo Werner, gjithashtu emra të lakuar me kohë, mbeten të pa-negociueshëm nga klubet respektive dhe sipas Marcas, Reali me shumë gjasa mund të lëvizë për dyshen Sanchez-Icardi. Në Itali, Interi është përpjekur të rinegociojë kontratën e argjentinasit për të aplikuar një klauzolë prej 100 milionë eurosh. 24-vjecari, i cili ka një të kaluar në akademinë e Barcelonës, e ripërtëriu kontratën në tetor 2016-të dhe këtë sezon ka shënuar 17 gola. Në Madrid kërkojnë lojtarë të cilët mund të angazhohen edhe në Champions League dhe në këtë pjesë Icardi dhe Sanchez plotësojnë kushtet. Ndërsa jemi vetëm në javën e parë të janarit, këto raportime mbeten për t’u parë.