Real Madrid, Lopetegui në konferencën e parë, flet për Ronaldon, Bale-in dhe Navasin

Sport

lopetegui
“Eshtë një përvojë sfiduese të riorganizosh Realin pa Ronaldon” – kështu është shprehur trajneri i Los Blancos Julien Lopetegui. Në të parën konferencë zyrtare si trajner që pasi u angazhua në krye të 13 herë kampionëve të Evropës, basku ka folur për largimin e portugezit, rolin e ri të Bale-it, Keylor Navasin dhe të tjerët. Sipas ish-trajnerit të përfaqësueses spanjolle, atmosfera në grup është e mirë. Skuadra ka plot lojtarë të rinj, ku ndër më kryesorët kuotohet Vinicius Junior. Për sa i përket Ronaldos, Lopetegui tha se ishte dëshira e këtij të fundit për t’u larguar dhe në respekt të kontributit të tij, klubi vendosi t’ia përmbushë kërkesën.

lope

Trajneri bask shtoi se pret shumë nga Bale pasi tashmë do të ketë më shumë hapësira për të. Sidoqoftë, përtej fjalëve të 51-vjecarit, skepticizmi ka rrethuar kampin madrilen dhe sprova e parë zyrtare do jetë ajo e superfinales së Evropës me Atletico Madrid. Lopetegui ka këmbëngulur se është i kënaqur me Keylor Navasin si portier të parë, pavarësisht spekulimeve se shumë shpejt do të angazhohet Cortuois i Chelsea-it. Ai ka mbajtur një qëndrim hermetik edhe përballë pyetjeve në lidhje me merkaton. A do të angazhojë apo jo një tjetër sulmues tipik 9-sh Reali?! Kjo gjë sipas Lopeteguit nuk mund të diskutohet prej tij. Aktualisht Vinicius Junior dhe Odriozola janë të vetmit që i janë bashkuar skuadrës si emra të spikatur me një vlerë totale prej 75 milionë eurosh.