Tottenhami ende asnjë blerje, Pochettino ankohet për formatin e kampionatit

Sport

maurizio
Fushata e transferimeve verore për klubet e Premier-League-ës përfundon më 9 gusht, por pavarësisht kësaj Tottenhami duket i vendosur të mos lëvizë për ndonjë emër të madh. Vetë trajneri Maurizio Pochettino ka nënkuptuar se Spursat këtë verë mund të mos angazhojnë asnjë lojtar të ri. Londinezët, të cilët zakonisht i kryejnë transferimet e tyre në fund të merkatos, janë të vetmit nga 6 klubet e mëdha të Anglisë që nuk kanë zyrtarizuar asnjë fytyrë të re deri më tani. Pochettino, i cili është ankuar edhe për nisjen herët të kampionatit, nuk ishte në gjendje të saktësonte se sa blerje do të bëjë Tottenhami deri më 9 gusht.

po0chetino

Kampionati nis me Newcastle-in në Wembley, dhe në skuadër ka një atmosferë jo të mirë, kjo për shkak të vazhdimësisë së të luajturit larg stadiumit të tyre dhe nga ana tjetër sepse grupi nuk po përforëcohet si duhet. Por për të mbrojtur situatën, Pochettino ka sulmuar në tërësi rregullat e Premier-League-ës. Sipas tij fakti se në Europë fushata e merkatos vazhdon përtej 9 gushtit, i dëmton klubet angleze dhe sidomos ato që luajnë në Champions League, pasi nuk kanë mundësi të përforëcohen më shumë në një situatë të mëtejshme kur kampionati të jetë i filluar. “Jemi në një sitautë disavantazhi, por besoj se gjërat mund të ndryshojnë, ka ende kohë” ka thënë trajenri i Tottenhamit.