“Synimi ynë ishte të kualifikoheshim në fazën me eliminim direkt.”; Simone Inzaghi, trajner i Lacios

Sport

“Ne të gjithë e dimë shumë mirë sesa kemi punuar në vitet e fundit, për të luajtur sfida si kjo, në një stadium prestigjioz dhe kundër një ekipi të madh. Synimi ynë ishte të kualifikoheshim në fazën me eliminim direkt, për herë të parë pas 20 vjetësh. Mund të themi se ia dolëm mbanë. Tani e dimë që pas asaj që ndodhi në ndeshjen e luajtur në Romë, i kemi humbur shpresat tona të kualifikimit. Megjithatë, ne do ta luajmë atje në mënyrën më të mirë. Do të zbresim në fushë për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze. Duke pasur parasysh edhe që përpara se të përballeshim me Bayern, nuk kishim humbur kurrë. Thjesht, synojmë të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer”.