Merkato, Pavard tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha

Sport

pavard
Benjamin Pavard është padyshim një nga zbulimet e kombëtares franceze në botëror. Trajneri i “gjelave” Didier Deschamps u kritikuar për përzgjedhjen e tij në listën përfundimtare të kombëtares, por 49-vjeçari i ka mposhtur të gjithë skeptikët, pasi Pavard po zhvillon paraqitje të shkëlqyera deri më tani. Lojtari 22-vjeçar është pjesë e skuadrës së Stuttgart në Gjermani, por me gjasa brenda kësaj vere ai do të realizojë kalimin tek një klubi madh evropian. Interesimet për të janë konkrete dhe në media spekulohet se Jose Mourinho mund të ketë gjetur në këtë mënyrë zgjidhjen e problemeve të Manchester United në mbrojtje.

pavar

Pavard është një lojtar që mund të luajë në të gjitha pozicionet e mbrojtjes, apo edhe si mesfushor përpara mbrojtjes, çfarë e ka bërë skuadrën angleze të fillojë kontaktet e para më Stuttgart. Veç United, interes ka shfaqur edhe Arsenal apo Real Madrid. Vlera e Pavard aktualisht vlerësohet 30 milionë euro, por që gjermanët mund të përfitojnë edhe më shumë prej tij, duke qenë se për kartonin e tij mund të ketë një ankand mes disa klubeve. Në “Rusi 2018”, 22-vjeçari numëron 3 ndeshje si titullar nga 4 të luajtura nga Franca deri më tani. Ai ishte protagonist në sfidën e fituar 4-3 me Argjentinën, teksa shënoi 1 gol. Në Francë nuk kanë nguruar ta quajnë si “Liliam Thuram i ri”, dhe pritshmëritë për të ardhmen e tij janë goxha të larta.