F1, Zak Brown sheh paqëndrueshmërinë e makinës si problemin kryesor të McLaren

Sport

za
Performancat e McLaren në “Formula 1” edhe këtë sezon vazhdojnë të jenë zhgënjyese. Madje përgjatë 2018, paraqitjet e kësaj skuderie kanë ardhur në rënie. Në intervistën pas garës së Austrisë, numri 1 i skuadrës nga Woking, Zak Brown është shprehur se paqëndrueshmëria e McLaren është problemi kryesor që po has skuadra deri më tani, e që nuk po lejon pilotët e saj të arrijë rezultate pozitive. Brown shpjegoi se makina në disa xhiro është në të njëjtin ritëm me kryesuesit e garës, e në disa xhiro të tjera regjistron kohë të ngjashmë me makinat e prapavijës.

zak2

Ai tregon se përgjatë 8 viteve të fundit, marka legjendare e “Formula 1” ka ndryshuar shumë shpesh punonjësit në organikën e saj, çfarë ka bërë që strategjitë të ndryshojnë disa herë, rrjedhimisht makina të mos ketë qëndrueshmërinë e pritur. Kështu kjo situatë nuk është krijuar brenda një nate ndaj ai kërkon pak kohë për të sjellë McLaren-in që të gjithë presin. Skuadra nga Woking këtë sezon numëron 44 pikë të grumbulluara, nga të cilat 36 janë vetëm nga Fernando Alonso. Brown nuk harroi të lavdërojë pilotin spanjoll për paraqitjet e tij, duke e cilësuar si një ndihmë të madhe për skuadrën dhe që me eksperiencën e tij ka ditur të nxjerrë më të mirën nga makina e tij.