Real Madrid vs Leipzig, TS1 HD, 21:00

Sport

Carlo Ançelotti, trajner I Real Madrid:

“Sonte kemi një mundësi mjaft të mirë për të vazhduar rrugën në një kompeticion që na pëlqen shumë. Mirëpo, për ta bërë këtë, duhet të jemi në më të mirën tonë, pasi asgjë nuk ka përfunduar, pavarësisht se kemi një avantazh të lehtë. Për t’u kualifikuar, duhet të jemi në formën më të mirë tonën, që nga minuta e parë, e deri në të fundit. Akti I vajtjes në Gjermani ishte I vështirë, megjithëse ne krijuam disa mundësi të mira shënimi. Sonte do të jetë një ndeshje ndryshe, prandaj është e rëndësishme të tregohemi më të rrezikshëm dhe të më të saktë në metrat e fundit. Leipzig është një skuadër që di të transformohet mjaft mirë në fushë, kështu që duhet të kemi mjaft kujdes në fazën mbrojtëse. Ndeshjen e parë e kemi analizuar me kujdes. Kemi parë gjërat bëmë mirë dhe kemi punuar në ato që mund të përmirësuar më tepër. Vuajtëm në mbrojtje dhe duhet të bëjmë mirë pikërisht në këtë drejtim. Përqendrimi dhe angazhimi duhen të jenë në maksimum, sepse në këtë mënyrë do t’I mundësojmë vetes për t’u kualifikuar në raundin tjetër të Champions League. Do të thoja se këtë sezon kemi bërë mjaft mirë, prandaj duam të vazhdojmë kështu. Kanë mbetur ende edhe 3 muaj të tjerë, kështu që nuk duhet ta heqim këmbën nga gazi. Kur të mbarojmë, do të bëjmë një llogaritje të të gjithë sezonit, por unë nuk mund t’I kritikoj dot lojtarët e mi për asgjë. Gjëja më e rëndësishme në këtë drejtim, është fakti se në përbërje të skuadrës, kemi disa lojtarë, që janë plot kualitet. Ka gjithashtu edhe lojtarë, të cilët kanë nevojë për të mësuar më tepër. Kjo është e rëndësishme. Lojtarët e mi pranojnë gjithçka që unë kërkoj prej tyre dhe ata japin maksimumin për të ndihmuar skuadrën.”

Eduardo Camavinga, mesfushori I Real Madrid:

“Sonte na pret një ndeshje e rëndësishme. Luajmë përpara tifozëve tanë dhe duhet ta shijojmë këtë gjë. Thjesht duam të fitojmë dhe që kjo të bëhet realitet, duhet t’I qasemi fazës sulmuese në mënyrën e duhur. Të luajturit në mbrojtje, nuk duhet ta mendojmë për asnjë moment. Champions League është një kompeticion ndryshe nga La Liga, që gjithëkush dëshiron ta fitojë. Patjetër që është një turne më I shkurtër se kampionati, kur edhe mentaliteti është I ndryshëm. Jemi një grup I rinj lojtarësh, por më tepër, unë jam më I lidhur me Vinicius dhe Tchouameni. Marrëdhënia jonë shkon edhe përtej fushës së lojës. Gjithësecili këtu është I gatshëm për të dhënë më të mirën e tij dhe unë dua të luaj me secilin lojtar të skuadrës. Mbappe? Nuk kam folur me të. Ai është një lojtar I PSG dhe unë nuk e di se ç’do të ndodhë në sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye, unë nuk do të flas më tepër, duke treguar respect për PSG. Jam I lumtur me situatën që kemi ndërtuar në dhomat e zhveshjes. Përveç futbollit, unë kam edhe disa talente të tjera. Mund të luaj piano, të këndoj, apo edhe më tepër.”

 

 

Marco Rose, trajner I  Leipzig:

“Si fillim, duhet të besojmë se mund të fitojmë. Me një bindje të tillë kemi jetuar përgjatë ditëve të fundit. Madje, me një psikologji si kjo duhet të zbresim gjithashtu edhe në fushën e lojës. Në ndeshjen e parë treguam se mund të luajmë në nivel të barabartë me Real Madrid. Ndërtuam raste të mira shënimi dhe përveç dy apo 3 kundërsulmeve, nuk e lejuam kundërshtarin të afrohej shpesh në portën tonë. Patjetër që përballë kemi një skuadër të nivelit absolut, çka do të thotë se e kemi të domosdoshme të performojmë në nivel të lartë. Gjithçka që duhet të bëjmë sonte, duhet të jetë në nivel ekselent dhe në këtë mënyrë do të kemi mundësi për të marrë rezultat pozitiv këtu. Këtë e them me bindje, sepse në përbërje, kemi lojtarë të cilët janë shumë të shpejtë dhe sulmues të fortë fizikisht.

Kemi ardhur këtu për të mos luajtur në mbrojtje, sepse në këtë mënyrë nuk do të arrijmë asgjë. Zgjidhjen duhet ta kërkojmë në fazën sulmuese dhe nëse do ta arrijmë ose jo, kjo varet tërësisht nga ne. E rëndësishme është që kundërshtarit t’I imponojmë lojën tonë dhe të mos mendojmë vetëm për mbrojtjen. Stili I lojës tonë të zakonshme, nuk do të ndryshojë shumë këtë mbrëmje. Megjithatë, është normale të mendojmë se gjatë lojës do të ketë edhe momente ku duhet të mbrojmë në thellësi të zonës. Po ashtu, nuk duhet të harrojmë që Real Madrid luan në shtëpi dhe do të ushtrojë shumë presion ndaj nesh.”

Dani Olmo, sulmuesi I Leipzig:

“Sonte do të luajmë në një stadium të veçantë, ndërsa kjo është hera ime e parë që vij këtu. Shpresoj që në fund të mbrëmjes të largohem me fitore dhe me një vend në çerekfinale të UEFA Champions League. Është e veçantë të ndiej presionin e të luajturit në vendin tim. Të shohim se ç’do të ndodhë. Është e vërtetë se Real Madrid në mundi me rezultat minimal në shtëpi, por ne kemi analizuar gjithçka dhe kemi dalë në përfundimin se paraqitja jonë në aktin e vajtjes ishte shumë e mirë, vetëm se duhe të ishim treguar më të saktë në fazën sulmuese, pasi shpërdoruam disa raste përpara portës. Prandaj, kemi nxjerrë mësime dhe jam I bindur se do të reagojmë në mënyrën e duhur. Pavarësisht se kemi ardhur në një terren të vështirë, ne duhe të tregojmë mjaft respect për Real Madrid, por nga ana tjetër, duhet të luajmë me ballin lart, pa frikë dhe me plot guxim. Asgjë nuk është e pamundur. Gjithçka mund të ndodhë, kështu që jemi besimplotë për këtë ndeshje që po na pret.”