“Qëllimi ynë kryesor është të vijojme të njëjtin ritëm.”; Hansi Flick, trajner i Bayern

Sport

“Kemi arritur një seri fitoresh dhe duam ta vazhdojmë. Bëmë një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë, por kërkojmë të fitojmë edhe të dytën. Qëllimi ynë kryesor është të vijojme të njëjtin ritëm, veçanërisht duke ditur që luajmë në shtëpi. Vetëm kështu mund të rrisim vetbesimin tonë. Coman dhe Neuer nuk janë stërvitur. Manuel ka një ftohje të lehtë, Kingsley ka probleme të lehta muskulore. Të presim dhe të shohim, shpresojmë t’i kemi në dispozicion. Boateng? Askush nuk më ka thënë gjë mbi largimin. Ai po bën shumë mirë në ndeshjet e fundit, ashtu si i gjithë ekipi. Gjithashtu, Hernandez, Davies dhe Pavard janë duke bërë një paraqitje të mirë këtë sezon, njësoj si gjatë vitit të shkuar”.