Real Madrid projekton pasardhësin e Carlo Ançelottit

Sport

Xabi Alonso projektohet si trajneri i ardhshëm i Real Madrid. Ndonëse jo në një sezon të plotë në krye të Bayer Leverkusen, spanjolle tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me rezultatet e arrira. Ai e gjeti ekipin në një gjendje të komplikuar të rënditjes, në vendet e fundit, dhe arriti që ta mbyllte sezonin në vendin e 6, e po ashtu shkoi edhe deri në gjysmëfinalen e UEFA Europa League.

Një ecuri e tillë, ka tërhequr gjithashtu edhe vëmendjen e Real Madrid, që jo më larg sesa vera e 2024-tës, e konsideron ish-mesfushorin si të denjë për të marrë drejtimin e skuadrës, duke zënë vendin e Carlo Ançelottit. Tekniku italian do të largohet në verën e 2024-tës, sepse do të emërohet në krye të përfaqësueses braziliane.

Ndërkohë, përgjatë ditëve të fundit, në kampin e Los Blancos kanë ndodhur mjaft përditësime. Toni Kroos, së bashku me Nacho Fernandez kanë rinovuar kontratën. Si mesfushori, gjithashtu edhe mbrojtësi, ishin në përfundim të marrëveshjeve të tyre, dhe mund të largoheshin me parametra zero përgjatë afatit kalimtar të verës.

Gjermani dhe spanjolli, që të dy sinovuan edhe për një tjetër sezon. Por, në ambientiet e Los Blancos rinovimet nuk do të mbyllen me kaq. Dani Ceballos është lojtari i radhës që pritet të hedhë të zezën mbi të bardhë. Pas shumë bisedimesh, 26 vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për të qëndruar në “Santiago Bernabeu”.