Reali kualifikohet në çerekfinale të Kupës, përgjigjet edhe Barcelona

Sport

Real Madrid kualiifkohet në çerekfinale të Kupës së Spanjës. Në fazën e 1/8-tave, Los Blancos arritën të kompletonin një fitore spektakolare në transfertën e Villarreal, me rezultatin 3-2. Sfida e luajtur në shtëpinë e Nëndetëses së Verdhë, u zhbllokua nga vendasit që në minutën e 4 me anë të Capoue. Më pas, në të 42-tën, Chukueze dyfishoi shifrat për ekipin e Kike Setien, duke prekur me një këmbë kualifikimin.

Mirëpo, nuk rezultoi kështu, sepse në pjesën e dytë, Real Madrid u rikthye me të tjera ide në fushën e lojës. Vinicius, Miliato dhe Ceballos përmbysën shifrat për skuadrën e drejtuar nga Carlo Ançelotti, në minutat 57, 69 dhe 86, duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër të kompeticionit. Kjo fitore është konsideruar edhe si një pikë kthese në kampain madrilen, duke lënë pas krahëve një periudhë disa ditore që u kushtoi atyre disa rezultate negative, përfshirë këtu edhe disfatën në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës.

Ashtu sikurse madrilenët, edhe katalanasit ia dolën të kualifikoheshin në çerekfinale të Kupës, pas fitores 5-0 ndaj Cueta-s në transfertë. Raphinha, Fati Kessie dhe një dygolësh i Leëandoëskit ishin autorët e golave për skuadrën e Xavi Hernandez. Kjo ishte hera e parë që nga Janari i 2021-shit që Barcelona ia del ta mbajë portën të paprekur në një ndeshje të Kupës së Mbretit.