Rekord të ardhurash nga shitja e biletave për derbin e Champions League, Milan-Inter

Sport

Atmosfera e derbit europian mes Milanit dhe Interit ka ndezur jo vetëm qytetin e Milanos, por mbarë kontinentin, apo edhe më gjerë. Tifozët po presim me padurim, që dy nga skuadrat më të mëdha të historisë së futbollit, dy rivalë historikë, të përplasen në arenën ndërkombëtare.

Ndonëse akti i parë gjysmëfinal në Champions League mes këtyre skuadrave do të luhet në datën 10 Maj, shifrat flasin qartë. Janë shitur të gjitha biletat e derbit të parë, Milan-Inter. Plot 74.00 bileta të avulluara në kohë rekord. Shumë tifozë kanë mbetur të zhgënjyer, sepse nuk kanë mundur të sigurojnë dot një vend për ta ndjekur këtë sfidë nga shkallët e mitikut “San Siro”.

Sipas infeormacioneve që përcillen nga mediat përtej Adriatikut, ndeshja Milan-Inter dhe të thyejë edhe një rekord të ardhurash nga biletat në Itali, me numrin që pritet të shkojë përtej shifrës 10 mln euro.

Megjithatë, një rekord i tillë, do të zgjasë vetëm për një javë, sepse shifra pritet të parakalohet në ndeshjen e kthimit, atë të datës 16 Maj, kur po në “San Siro”, do të jetë Interi si zot shtëpie. Çmimet e biletave nga klubi zikaltër pritet të jenë më të larta, e për këtë arsye, arkëtimi do të jetë edhe më i madh.