Renditja e FIFA-s; Shqipëria humb, Kosova me rritjen më të madhe

Sport

Më tepër sesa fitorja ndaj Moldavisë ka qenë humbja me Turqinë që ka lënë shenjë për Kombëtaren shqiptare, sa i takon renditjes së FIFA-s për tetorin. Kështu, pas ndeshjeve të zhvilluara gjatë fillimit të këtij muaji për eleminatoret e Euro 2020, Shqipëria ka humbur një pozicion në renditjen botëre. Suksesi bindës i arritur në fushën e Moldavisë nuk i ka bërë aspak punë kombëtares kuqezi, që tashmë mban vendin e 65-të me 1367 pikë, ndërkohë që një muaj më parë ishte e 64-ta.


Mirëpo është Kombëtarja e Kosovës ajo që ka nga ana tjetër ka shënuar ngjitjen më të madhe në histori të saj. Përfaqësuesja e drejtur nga Bernard Challandes gjendet në pozicionin e 114-të, duke kërcyer 5 shkallë nga vendi i 119-të që kishte në rënditjen e kaluar. Kjo ngritje e “dardanëve” vjen pas një forme të shkëlqyer që kanë shfaqur Rrahmani me shokë. Ndryshe nga Shqipëria, Kosova i fitoi dy ndeshjet e muajit tetor, atë miqësore ndaj Gjibraltarit si dhe atë ndaj Mali të Zi, që ishte e vlefshme për kualifikueset në Euro 2020.
Gjithsesi, 184 ndeshjet e zhvilluara gjatë fillimit të muajit tetor nuk kanë lanë gjurmë sa i takon kreut të renditjes së FIFA-s për këtë muaj. Belgjika mbetet në komandë, teksa ndiqet nga Franca në vend të dytë dhe Brazili në pozicionin e tretë të podiumit.