Riise e ka të vështirë të zgjedhë mes Romës e Liverpulit

Sport

rise
Eshtë një lojtar që duket sikuri bashkon më së miri Liverpulin dhe Romën, skuadrat që ndeshen të martën në “Anfield” për gjysmëfinalen e vajtjes së Champions League. Ai quhet John Arne Riise, ish-anësori mbrojtës që ka luajtur për tëdy ekipet. 7 vjet me Reds, duke fituar edhe një trofe të Ligës së Kampioneve në 20050n. E më pas 3 sezone me verdhekuqtë në Serinë A. Kaq mjafton që ta ketë të vështirë për tëdalë në mbështetje të ndonjërës: “Jam vërtet krenar për faktin që një nga dy ish-skuadrat e mia do të jetë me siguri në finale. Këto dy klube dhe tifozeri do të thonë gjithcka për mua. Kam qenë i lidhur 100% me to dhe kam dhënë gjithcka për të dyja fanelat.Ekam të vështirë të zgjedh një. Shpresoj të zhvillohen dy ndeshje të mëdha, ku jam i sigurtë se tifozët do të krijojnë një atmosferë perfekte”.

riisee

Mbi të gjitha do të jetë një ndeshje e veçantë për Momo Salah, që ashtu si Riise, i ka veshur të dyja fanelat. “Me siguri mund të them se është njeriu për t’u pasur kujdes në të dyja sfidat. Po kalon një formë të pabesueshme dhe Roma do të bëjë mirë të mos i lërë hapësira”, është mjaftuar të thotë 37-vjeçari, i cili tani i ka hyrë karrierës së menaxherit sportiv.Ndër kujtimet më të bukura, vetë norvegjezi veçon Champions League-n e fituar me Liverpulin përara 13 vjetësh. Ndërsa sa i takon Romës, si gjënë më të bukur konsideron faktin që ka luajtur – siç e quan ai – me një “Zot” si Francesco Toti. Por kur është fjala për të shikuar një favorite, Riise e ka të vështirë: “Besoj se do të jetë një përballje shumë e fortë dhe nuk ka një favorit të vërtetë. Të dyja skuadrat kanë mundësitë për të shënuar shumë gola.Roma luan ndeshjen e dytë në shtëpi dhe ky mund të jetë një avantazh. Por do ta ketëmjaft të vështirënë “Anfild”. Aty ku netët europiane janë vërtet speciale”, ka përfunduar norvegjezi.