Rivaliteti nuk ka fund: Më tepër duele midis…

Sport

ren haas

Kur kanë mbetur vetëm 4 gara nga fundit i sezonit në ‘Formula 1’, Lewis Hamilton është gjithnjë e më pranë konfirmimit si kampion bote, për herë të pestë në karrierën e tij. Piloti britanik arriti një tjetër fitore në Suzuka të Japonisë, ku udhëhoqi i qetë garën që nga fillimi i saj. Hamilton shprehet mjaft i lumtur për këtë triumf të radhës nga ana e tij, dhe shton se meritat kryesore shkojnë për skuadrën Mercedes, që i kanë mundësuar një makinë që e lejon të japë maksimumin e tij. Megjithatë, 33-vjeçari ndalet edhe tek dueli me rivalin e tij tek Ferrari, Sebastian Vettel. Njësoj si vitin e kaluar, dueli mes tyre për titullin kampion u zbeh gjatë pjesës së dytë të sezonit, ku gabimet e Vettel në Gjermani, Itali apo së fundmi në Japoni i kanë kushtuar shumë gjermanit, të cilit tashmë i duhet vetëm një mrekulli për të përmbysur renditjen në klasifikimin për pilotë.

0010c9f8 800

Hamilton gjithësesi shprehet se do të donte të kishte më shumë duele në pistë me Vettel, pasi jo vetëm që argëton tifozët, por sjell edhe më shumë spektakël dhe adrenalinë tek vetë pilotët. “Beteja si në Monza apo Socchi do të ishin fantastike për ne. Do të doja të kishim më shumë duele me njëri-tjetrin. Ato janë garat që dua dhe uroj që të kemi sa më shumë duele të atilla në pistë mes nesh”.  Lewis Hamilton ka tashmë një diferencë prej 67 pikësh me rivalin e tij të Ferrarit, Sebastian Vettel, distancë që sa vjen e thellohet garë pas gare.