LeBron James nuk do dorëzohet deri sa të…

Sport

leb

LeBron James beson se do të arrijë të bëjë te skuadra e Lakers atë që ka arritur edhe më parë në karrierën e tij, të shpallet kampion në NBA. Këtë gjë ai ka arritur ta realizojë te Miami Heat dhe më pas te Cleveland Cavaliers, duke treguar se është një kampion i padiskutueshëm. Tashmë për “mbretin” James ka nisur një aventurë e re, por Lakers janë një skuadër legjendare në NBA, siç vetë ai e ka pranuar, ka një fanellë që peshon shumë. Ndaj James kërkon të lërë gjurmë te ky ekip dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke fituar titullin kampion, që tek kalifornianët mungon prej 8 vitesh.

leirbn
“Unë jam një basketbollist profesionist dhe kam ardhur për të luajtur dhe fituar titullin kampion. Kemi një ekip të mirë, me talente të rinj që do të rriten me kohën. Do të jap ndihmën time, maksimumin tim, për të arritur tek titulli kampion. Ky është sezoni i parë këtu dhe ndoshta do të hasim disa vështirësi në fillim, por jam i sigurt se do të përmirësohemi. Nuk jam një njeri që dorëzohem, prandaj jam i sigurtë se do të triumfojmë”, tha James. Që kur është transferuar tek Lakers, kjo nuk është hera e parë që James sfidon hapur rivalët e Lakers për çështjen e titullit kampion. Por për të arritur deri në finalen e madhe, kalifornianët duhet të mposhtën kundërshtarë të rrezikshëm si Golden State Warriors apo Houston Rockets.