Roma e Di Francescos përball Porton mes trazirave!

Sport

roma portoooo
Eshtë gara e jetës, gara e vazhdimësisë, gara e së ardhmes. Eusebio Di Francesco rikthehet në Champions League pas një fundjave tronditëse, që shumëkush në Itali e ka cilësuar si të funditnë Trigoria. Suksesi në Olimpico me atë dopjetë të Zaniolos në takimin e parë dhe festa e ndarë me tifozët ishte një histori e bukur që vinte pas një humbje turpëruese 7-1 me Fiorentinën në Kupën e Italisë. Gëzimi fatkeqësisht për verdhekuqtë nuk zgjati shumë. Madje tashmë gjërat janë edhe më rëndë. Humbja e derbit me Lazion 3-0 ishte dërrmuese për moralin e skuadrës, dërrmuese për planet e së ardhmes dhe dërrmuese sidomos për karrierën e Di Francescos.

roma vs porto ny29rjspcugl1uyfrpudpcujo

Trajneri duket i trazuar nga pakënaqësitë me lojtarët, sidomos me argjentinasin Pastore me të cilin pati dhe një zënkë në derbin me Lazion. Problemet në mbrojtje me formën e luhatshme të dyshes Fazio-Manolas kanë qenë hendikapi kryesor në aspektin difensiv. Roma pëson shumë gola dhe ai i Adrian në Olimpico ishte tipiku i pasigurive që ofron mbrojtja. Por shpresa ka. Si fillim rezultati në avantazh 2-1 dhe po kështu reparti i avancuar. Dyshja Dzeko-Zaniolo u lidh bashkë në takimin e parë kundër Portos dhe kush më shumë se ata mund të jenë shpëtimtarët e Romës, apo akoma më shumë Di Francescos?! Në Olimpico njëri asistoi dhe tjetri shënoi. I pari 19-vjeç, i dyti 33, kjo duket të jetë trashëgimia, por që sigurisht kryqëzimin e parë e has sot në Do Dragao.