Ronaldo korrigjon deklaratat e lamtumirës, por dyshimi mbetet…

Sport

ronn ucl
Fjalët e tij pas triumfit të katërt në 5 finalet e fundit të Champions League frikësuan tifozët e Realit, duke ndezur merkaton ndërkombëtare. Mirëpo me kthimin në Madrid, Cristiano ka zbritur në sheshin Cibeles për të festuar bashkë me fansat. Dhe nga ballkoni para fansave, ka mbajtur një fjalim, gjatë të cilit duket sikur ka korrigjuar atë që deklaroi direkt pas ndeshjes. “Faleminderit të gjithëve që gjendeni këtu. Ky është një moment historik për klubin. Por edhe mbështetja juaj ka qenë e mrekullueshme. është një moment i vërtetë lumturie. Faleminderit të gjithë ju madridistëve që na keni mbështetur. Shihemi vitin tjetër…Hala Madrid”!, mësohet të kenë qenë fjalët e portugezit në festën me tifozët.

ronn
Gjithsesi, dilemat mbi të ardhmen e tij mbeten ende dhe gjithçka pritet të sqarohet shumë shpejt. Siç kanë zbuluar mediat spanjolle, nuk përjashtohet që e gjitha të jetë një revoltë e Cristiano, pasi presidenti Florentino Perez nuk e ka kënaqur me kushtet financiara të ofruara, sa i takon rinovimit të mundshëm të kontratës. Kështu, Paris SG dhe Manchester Junaited janë destinacionet, që ndoshta mund t’i garantojnë edhe një pagë sipas kërkesave të tij. Gjithmonë nëse portugezi do t’i qendrojë atyre deklaratave të thëna pas finales së shtunës.