Ronaldo tallet keq me Piquen (Foto)

Sport

ronaldo 1472190828 6606295

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo i është kundërpërgjigjur në mënyrë ironike ngacmimit nga mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique.

‘Lufta’ mes Cristiano Ronaldos dhe Gerard Pique tashmë ka filluar. Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique deklaroi se Real Madrid pati rrugëtim të lehtë drejt trofeut të Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar.

Por, nuk vonoi shumë dhe ai mori një përgjigje nga ylli i Real Madridit dhe Portugalisë.

“Nuk dua të përgjigjem”, deklaroi Ronaldo për “El Larguero”, pasi fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Evropë.

“Por, ajo që mund të them për Piquen është se mund ta shohe postimin tim në Twitter, një fotografi shumë e bukur”, theksoi ai.

capture 291 1472190715 2791331