Rooney përkrah Mourinhon, lojtarët e United-it duhet të…

Sport

rooney
Fitorja me përmbysje ndaj Newcastle-it, ka rindezur diskutimet rreth së ardhmes së Jose Mourinhos te Manchester United. Shpirti i skuadrës që u pa në fund të ndeshjes ishte pikërisht ajo që i kishte munguar “Djajve të Kuq” këtë fillim sezoni. Këtë gjë e ka theksuar së fundmi edhe ish-kapiteni Wayne Rooney, i cili i ka kërkuar lojtarëve që të bëjnë më shumë dhe ta ndihmojnë Mourinhon që ta kthejë situatën. Duke e përshkruar trajnerin portugez si një person që tashmë është i mësuar të jetë në qendër të kritikave, Rooney ka këmbëngulur se nuk është gjithcka në dorën e tij, por edhe të lojtarëve. Sipas ish-kapitenit, tashmë sulmues i DC United në Shtetet e Bashkuara, grupi i skuadrës duhet të jetë i bashkuar dhe të japë maksimumin në cdo ndeshje.

mrhh

“Të njëjtën gjë e pata thënë edhe kur ishte Louis van Gaal. Ishte ai që i merrte kritikat, por ne si lojtarë kishim rolin tonë. U pata thënë grupit që duhet të bënim maksimumin, të ishin bashkë” – tregoi Rooney, i cili vlerësoi ish-trajnerin holandez si një teknik fantastik por që rezultatet e prodhuara nuk ishin në favor të tij, pasi në fushë lojtarët nuk dhanë atë që ai kërkonte. Rooney luajti për 13 vite te Manchester United duke fituar 12 trofe të rëndësishëm, dhe duke mbajtur tashmë mbi supe rekordin e golshënuesit historik të klubit. Përkrahja e tij për Mourinhon vjen pasi bordi drejtues i Djajve të Kuq vendosi t’i japë kohë portugezit në mënyrë që gjërat të kthehen në normalitet. United ndodhet në vendin e 8-të të Premier-League-ës, 7 pikë larg treshes kryesuese City-Chelsea-Liverpool.