Rudi Garcia: ” Eleminimi i Juventusit na jep më shumë besim”!

Sport

Rudi Garcia, trajneri i Lyon

“Fakti që kemi eliminuar Juventusin na jep më shumë besim. Duam qe qendrojmë sa më shumë kohë këtu në Lisbonë, por ne e dimë shumë mirë se Manchester City është favorit më i madh në këtë ndeshje.Që pas çerekfinaleve, kemi parë që surprizat mund të ndodhin. Shpresoj që ky rast të jetë edhe për ne të shtunën. Uroj që të jemi në formë të mirë sikurse në 2 takimet e fundit. I kemi parë ndeshjet e kundërshtarit që pas rikthimit nga karantina dhe nuk ka shumë rëndësi skema që do përdorim ndaj tyre. Kryesore në këtë sfidë është të vraposh më shumë, të kemi kontrollin e topit dhe të mbulojmë mirë hapësirat. Megjithëse e dimë se topin nuk mund ta mbajmë më tepër se City, pasi është në AND-në e tyre për ta bërë një gjë të tillë. Përpjekja jonë do jetë maksimale për ta pasur sferën në këmbët tona, teksa do tentojmë që t’I sulmojmë më shumë. Jemi të bashkuar, gati për të dhënë gjithçka dhe për të vazhduar më tej në këtë aventurë. Në këtë duel do na mungojnë tifozët. Shpresoj që ata të rikthehen në stadium sa më shpejtë të jetë e mundur”.

Houssem Aouar, mesfushori i Lyon:

“Jemi të bashkuar, sidomos kur kemi të tilla ndeshje të këtij niveli. Do hyjmë në fushë me shumë përulësi dhe besim. Këto përballje në këtë fazë të Champions League, të bëjnë të japësh më shumë nga vetja. E dimë mjaft mitë se nuk jemi ne favoritët, por do luajmë në maksimumin tonë, duke e marrë sfidën me qetësi dhe të motivuar në maksimum. Do përpiqemi të tregojmë se skuadrat më të dobëta në letër, vazhdojnë të luajnë futboll dhe mund të kenë sukses ndaj ekipeve më të forta. Jemi këtu në Lisbonë, ndodhemi në çerekfinale të Champions League dhe kemi marrë shumë mesazhe nga tifozët. Jemi të vetdijshëm se të gjithë njerëzit në Lyon I kemi pas nesh. Nga ne pretentohet më tepër dhe emocionet janë të mëdha”.