Flick respekton Barcelonën, Muller tregon si ndalet Messi

Sport

Hansi Flick, trajneri i Bayern Munich:

“Kemi shumë respekt për Barcelonën. Në vitet e fundit ata kanë dominuar në Champions League. Barcelona ka frymëzuar shumë klube dhe trajnerë të ndryshëm për mënyrën e lojës së tyre, por gjithashtu edhe për lojtarët që kanë prodhuar nga akademia. E gjithë bota është e apasionuar pas tyre. Ata kanë lojtarë të mëdhenj, sikurse është Messi, Pique, Rakitiç, Busquets, Griezmann, Suarez, apo Ter Stegen. Të gjithë këta futbollistë janë mjaft të fortë. I dimë cilësitë e tyre dhe na duhet të luajmë me gjithë kapacitetin tonë ndaj një kundërshtari të tillë. Sigurisht që e kemi një skemë ndaj tyre dhe duam që të rezultojë e suksesshme. Në skuadër kemi Robert Leëandoëskin, që do thoja se është një sulmues I jashtëzakonshëm. Ka një aftësi mjaft të mirë kur ndodhet brenda zonës dhe shënon shumë gola, gjë që na ndihmon tej mase. Gjithsesi, krahasimi me Messin, nuk mendoj se qendron. Messi prej vitesh është lojtari më I mirë në botë, me një diferencë të konsiderueshme nga të tjerët. Megjithatë kjo nuk është një ndeshje Bayern – Messin, por është Bayern kundër Barcelonës. Sigurisht që kam një plan për ta ndalur Leon, por nuk do e zbuloj tani”.

Thomas Muller, sulmuesi i Bayern Munich:

“Në këtë ndeshje pres dy skuadra që pëlqejnë të luajnë me topin. Ne duam të tregohemi mjaft agresivë dhe ta kemi topin nën kontroll sa më shpejtë të jetë e mundur. Në anën tonë, kemi në përbërje një futbollist sikurse është Philippe Coutinho, I cili është shumë I rëndësishëm për ne. Ai është pjesë e skuadrës sonë padyshim dhe gjithëkush I di aftësitë e tij. 11 lojtarët që zbresin në fushë që nga minuta e parë, normalisht që kanë rëndësinë e tyre, por nuk duhet të harrojmë edhe ata që vijnë nga stoli, të cilët mund të vendosin fatin e ndeshjes. Shembullin konkret e kemi në takimin Atalanta-PSG. Barcelona nuk është një skuadër vetëm me lojtarë të mirë, por gjithashtu ata kanë edhe një eksperiencë ndërkombëtare. Messi? Leo po kalon një formë të shkëlqyer. Ndaj tij nuk mund të mbrohemi me vetëm një lojtar. Eksperienca tregon se ndaj Messit funksionon të mbrohesh vetëm si një skuadër. Nëse ai driblon lojtarin e parë, atëherë mund të ndalë I dyti. Nëse jo, atëherë është lojtëri I tretë që e bllokon. Ndërkohë që dy futbollistët e mëparshëm menjëherë rikthehen në pozicionet e tyre”.