Vidal thumbon Bayern, Settien lartëson Messin!

Sport

Enrique Setien, trajneri i Barcelonës:
“E dimë se në këtë ndeshje na duhet fitorja dhe për këtë jemi të bindur. Rivali jonë ka mjaft potencial, madje do thoja të jashtëzakonshëm. Megjithatë, edhe ne jemi ashtu sikurse ata. Sa I përket kundërshtarit, më duhet të them se janë një skuadër e kompletuar. Mund të të vënë në preison, mbrohen mirë, ndërsa zbritjet në sulm I kanë me shumë lojtarë. Në këtë rast, ne duhet të kontrollojmë sa më shumë topin për të shmangur sa më tepër presionin e kundërshtarit. Nëse e realizojmë diçka të tillë, patjetër që do I sulmojmë dhe do I ndëshkojmë. Nuk shoh ndonjë skuadër që do e dominojë lojën. Të dyja palët do kenë mundsitë e tyre në këtë sfidë. Sa I përket Messit, ai është një lojtar që mund të na ndihmojë ne ta fitojmë ndeshjen, por unë kam besim më tepër tek forca e skuadrës. Është e vërtetë që Messi shënon shumë gola, por pa forcën e skuadrës kjo bëhet shumë e vështirë. Madje jo vetëm për Messin, por për çdo lojtar tjetër. Për Leëandoëskin do thoja se padyshim që është një futbollist I shkëlqyer, por nuk mendoj se është në nivelin e Leos. Sigurisht që ai po kalon një moment tepër të mirë, I asistuar edhe nga shokët e ekipit. Se çfarë mund të bëjë Leo ne e pamë kundër Napolit dhe është mirë që shohim dhe shijojmë lojtarë të këtij niveli.

Arturo Vidal, mesfushori i Barcelonës:
“Kjo do jetë padyshim një ndeshje madhështore, shumë e luftuar. Bayerni ka pasur një sezon spektakolar, duke fituar Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, falë një trajneri të mirë sikurse është Hansi Flick. Por sot do të ketë përballë skuadrën më të mirë në botë dhe jo ndonjë skuadër të Bundesligës….E dimë sa e vështirë do jetë, por ne jemi Barcelona dhe nëse I bëjmë gjërat mirë, atëherë mund të fitojmë. Do japim gjithçka në fushën e lojës. Më pëlqen ky lloj formati me vetëm një ndeshje. Copa America është luajtur kështu dhe është mjaft argëtuese, pasi skuadrat zbresin në fushë vetëm për të fituar. Me sistemin vajtje-ardhje nuk është aq mirë, sepse ekipet mbrohen më tepër në sfidën e kthimit. Leëandoëski? Ai është I jashtëzakonshëm, mjaft I rrezikshëm dhe një golashënues I madh. Do jetë mjaft e vështirë për ta markuar, por krahasimi me Messin është I vështirë. Leo është nga një planet tjetër, megjithëse Leëandoëski është sulmuesi më I mirë në botë së bashku me Luis Suarez”.