Rusi 2018, statistikat dhe kuriozitetet pas ndeshjeve të para në grupe

Sport

world cup
Ndeshjet e para të botërorit rus ishin me plot surpriza dhe statistika të veçanta. Kështu për herë të tretë radhazi kampionët në fuqi dëzhtuan të fitojnë ndeshjen hapëse të edicionit. Ndodhte kështu me Italinë në 2010-ën dhe me Spanjën në 2014-ën që madje humbiste 5-1 kundra Holandës. Ndërkohë që prej vitit 1974 katër nga pesë skuadrat amerikano-jugore nuk arritën ta ftiojnë ndeshjen përuruese të kompeticionit. Argjentina dhe Brazilia barazuan, ndërsa Peruja dhe Kolumbia u mundën. Bëri dallim Uruguai që fitoi 1-0 ndaj Egjiptit në Ekaterinburg. Duke mundur Kolumbinë në ditën e gjashtë të botërorit, Japonua u bë e para përfaqësuese aziatike që mund një amerikanolatine në një Kupë Bote. Në të kaluarën mes këtyre dy kontinenteve ishin luajtur 17 sfida dhe rezultatet më të mira për lindorët kishin qenë vetëm 3 barazime.

world cup 2018

Ajo që e ka dalluar deri më tani botërorin rus janë autogolat dhe penalltitë. Deri më tani janë shënuar 10 njëmbëdhjetëmetërsha, tre më pak se sa u shënuan në gjithë edicionin Brazil 2014-të. Pesë janë autogolat dhe gjasat janë që të thyhet rekordi i Francë 98, ku shënuan 6-të. Në humbjen kundër Meksikës, Gjermani qëlloi 26 herë drejt përfaqësueses trikolore. Më shumë se kaq dhe pa shënuar, nuk ishte parë që prej ndeshjes Portugali-Angli të 2006-ës, ku u regjistruan 29 goditje pa gola. Ndërkohë ajo që vlen të theksohet fort është përfaqësuesja ruse e cila nuk i kishte fituar dy ndeshje radhazi në botëror që prej vitit 1966 kur luante si Bashkim Sovjetik. Interesante është se me tetë golat në dy ndeshje, rusët kanë shënuar fiks aq herë sa shënoi Spanja në 2010-ën kur u shpall edhe kampione bote.