NBA, Lakers, Lonzo Ball mund të largohet nëse vjen LeBron James

Sport

lonzo
Lonzo Ball është cilësuar si një nga talentet më të mëdha të NBA dhe padyshim si njëriu që do të udhëheqë në të ardhmen Los Angeles Lakers. Të paktën kështu është menduar deri më tani. Por spekulimet e një kalimi të mundshëm të LeBron James tek skuadra kaliforniane mund të ndryshojë gjithçka. Lonzo me shumë gjasa do të largohet nga Lakers nëse rezulton që James, Paul George dhe Kawhi Leonard do të luajnë për Lakers vitin tjetër. Një arsye e fortë për këtë është edhe babai i tij, ish-basketbollisti LaVar Ball. Kjo për shkak se James më parë e ka shprehur hapur se nuk ka ndonjë simpati të madhe për LaVar.

lebronn
Kështu krejt papritur e ardhmja e Lonzo Ball, por edhe e talentit tjetër të madh të Lakers, Kyle Kuzma, është vënë në diskutim. Të dy përfliten se mund të transferohen tek Cleveland Cavaliers, ku Lonzo Ball do të marrë vendin e lënë bosh pikërisht nga LeBron James. Problemet më të mëdha në këtë situatë i ka padyshim drejtori Magic Johnson, i cili ka premtuar ndërtimin e një skuadre që do të kthehet në majat e NBA, por që po has në vështirësi nga më të ndryshmet.