S’është e vërtetë që Schumacher mund të lëvizë, e thotë avokati i tij!

Sport

rhhrrhrhrh

Nuk është e vërtetë që Michael Schumacher mund të lëvizë, kështu është shprehur në një seancë gjyqësore avokati i 7-herë kampionit të Formulës 1, Felix Damm. Familja Schumacher ka paditur për shpifje një revistë, e cila pretendonte në një material të sajin vitin e kaluar se gjermani kishte mundur të hidhte disa hapa me ndihmën e fizioterapistëve. Ky lajm u risoll edhe njëherë pak javë më parë, por sërish u desht ndërhyrja e familjes për ta përgënjeshtruar. Madje revista e njohur, Bunte, shkonte deri aty sa të shprehej se Schumacher madje ishte i aftë të lëvizte edhe njërin krah. Ky publikim bëhej gjatë krishtlindjeve të vitit 2015-të, dhe revista pretendonte se kishte si burim disa njerëz pranë familjes së Schumacherit, gjë që nuk rezulton të jetë e vërtetë. “Jemi të detyruar prej publikimeve të këtilla, që ta bëjmë të qartë, lajmi që Maichel mund të lëvizë sërish, s’është i vërtetë” – u shpreh Felix Damm gjatë seancës së parë gjyqësore.  Schumacher u aksidentua 3 vite më parë në një aksident me ski në alpet franceze. Lëndimi në kokë i vuri në rrezik jetën, por edhe pse ai tashmë ka dalë nga koma gjendja e tij mbetet e vështirë. Sabine Kehm, menaxherja e gjermanit, u shpreh se spekulimet e papërgjegjshme të mediave u kanë dhënë shpresa të rreme tifozëve të shumtë të Schumacherit.