Sadiku jo bindës, merret në mbrotje nga trajneri i Levantes

Sport

sadiku12121
Ka luajtur 5 ndeshje në La Liga, për një total prej 210 minutash.Mirëpo Armando Sadiku ende nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës me skuadrën e Levantes.Këtë duket se është duke e vuajtur psikologjikisht, gjë që e kanë evidentuar mediat spanjolle.Aq kanë nisur ta kritikojnë, duke thënë se nuk po i përmbush fare pritshmëritë. Mirëpo është trajneri i Levantes, Pako Lopez ai që ka dalë në mbrojtje të sulmuesit të Kombëtares shqiptare, duke thënë se puna që po kryen do ta shpërblejë shumë shpejt:

sadiku

“Sadiku është një lojtar tepër i egër në zonën e rreptësisë. Eshtë i ri dhe potent. Për më tepër zotëron cilësinë e jashtëzakonshme, për të finalizuar me të dyja këmbët.Punon shumë edhe për skuadrën. Por natyrisht që duhet të përmirësohet në disa pika të nevojshme sidomos në nivel kolektiv. Gjithsesi, unë kam besim se shumë shpejt do të tregojë veten, pasi është duke u përpjekur së tepërmi për këtë”, ka deklaruar Lopez. 

sadiku3

Trajneri ka pranuar se gjatë stërvitjeve të fundit ka biseduar shpesh me sulmuesin, për të kuptuar se cfarë e mundon. Por në fakt, rezulton se e gjitha është thjesht cështje ambientimi me skuadrën dhe atë që kërkohet prej tij. Pa harruar që shpesh e kanë shqetësuar edhe problemet fizike. Tani, deri në fund të sezonit, Sadiku ka edhe 5 ndeshje për të treguar se kush është në të vërtetë. Duke u mbyllur gojën kështu edhe kritikëve të cilët janë treguar të pamëshirshëm kundrejt tij, në Spanjë.