SALZBURG – INTER, TS2 HD, 21:00

Sport

GERHARD STRUBER (trajner i Salzburg):

“Duhet të luajmë hapur, për ta vendosur Interin në vështirësi. Duhet të tregohemi të guximshëm njësoj si në ndeshjen që luajtëm në San Siro. Vetëm kështu mund të vëmë në vështirësi edhe lojtarët me shumë përvojë që Interi ka në dispozicion. Patjetër na duhen pikët dhe ne i dijmë pikët e dobëta të rivalit. E dimë që Interi është i vështirë për t’u ndalur, por do të provojmë duke mos lejuar hapësira te lojtarë si Calhanoglu dhe Barella, në mënyrë që të mos i lëmë ata të zhvillojnë të gjitha aftësitë e tyre teknike. E dimë se si t’u krijojmë probleme zikaltërve. Mbi të gjitha duhet të përfitojmë nga mbështetja e 30,000 tifozëve tanë për të vënë Interin në vështirësi. Do të përpiqemi të përfitojmë edhe nga një avantazh i tillë që na jep faktori fushë. Natyrisht që duhet të ndodhin edhe shumë gjëra të tjera, për të siguruar pikë të rëndësishme në këtë ndeshje. Mirëpo jemi të vetëdijshëm se edhe kundërshtarët tanë kanë pika të dobta, prandaj do të mundohemi t’i shfrytëzojmë përmes armëve në dispozicionin tonë. Me atë që bëmë në ndeshjen e parë treguam se i kemi mundësitë për të dalë me një rezultat pozitiv edhe nga kjo përballje”

AMAR DEDIC (lojtar i Salzburgut):

“Përballë nesh do të kemi një kundërshtar vërtet të vështirë. Por duhet të mbetemi optimistë dhe të kujtojmë atë që bëmë në ndeshjen e parë të luajtur në fushën e Interit. Nëse e përballojmë gjithcka në mënyrën e duhur, atëherë mund të marrim rezultat pozitiv, duke u mbështetur edhe te tifozët tanë të jashtëzakonshëm. E dimë që nuk do të jetë e thjesht ta bëjmë këtë, por duhet të shfrytëzojmë të paktën faktorin fushë. Për momentin jam i përqendruar vetëm tek ndeshja me Interin dhe nuk mendoj për të ardhmen. Edhe pse ka shumë zëra për interesim në adresën time, si nga Roma, apo edhe nga klubet të tjerë të rëndësishëm të Evropës. Ndihem i nderuar për këto interesime. Por më rëndësi për mua në këtë moment ka vetëm Salzburgu dhe synimi për të vazhduar pse jo sa më gjatë në këtë kompeticion magjik, që është Champions League”.

SIMONE INZAGHI (trajner i Inter):

“Ne e dimë rëndësinë e ndeshjes që na pret sonte. E dimë gjithashtu se do të kemi përballë një kundërshtar që e tregoi vlerën dhe cilësitë e tij në ndeshjen që luajti në “San Siro”. Bëhet fjalë për një ekip fizik, që vrapon shumë dhe ka në përbërje lojtarë të shkëlqyer. Prandaj ky kundërshtar që do të kemi përballë është një ekip për t’u respektuar, që ka bërë gjithmonë mirë në pjesëmarrjet e veta në Champions League. Me një fitore sot, do të kualifikoheshim direkt, gjë që ka ndodhur vetëm një herë më parë që nga viti 2004. Kemi si objektiv për ta konkretizuar një gjë të tillë edhe sot. E dimë se do të na duhet një paraqitje e madhe për t’ia dalë mbanë dhe do të përpiqemi ta realizojmë. Mendoj se do të nevojitet të japim gjithcka në fushën e lojës. E theksoj se gjatë ndeshjes së parë e kemi parë nga afër se çfarë është në gjendje të bëjë Salzburgu, pasi është një ekip tepër fizik dhe me cilësi të mira teknike. Për të dalë fitimtarë do të na duhet vërtet një Inter shumë i mirë. Nga ana jonë ne e kemi analizuar atë që ndodhi në takimin e përpara dy javëve në Milano, kur nuk e nisëm me impenjimin e duhur. Madje bëmë edhe më shumë gabime, sesa zakonisht. Por sapo morëm masat e duhura, zhvilluam një pjesë të dytë shumë të mirë dhe e merituam të fitonim. Më vjen mirë që për këtë ndeshje do të kem në dispozicion edhe Arnautovic, që kthehet pas dëmtimit. Besoj se do të jetë i gatshëm për të hyrë në lojë e sipër, duke dhënë kontributin e tij që gjithmonë ka qenë i rëndësishëm për skuadrën tonë”.

 

MARKO ARNAUTOVIC (sulmues i Interit):

“Rikthehem në dispozicion të skuadrës, pas gati një muaji dhe ndihem mjaft mirë në aspektin fizik. Javët e fundit kanë qenë të vëhtira si fizikisht, edhe psikologjikisht, pasi nuk jam mësuar me dëmtimet. Tashmë jam kthyer dhe kam dëshirë të madhe për të ndihmuar Interin. Kemi një sulm të fortë me mua, Lautaro Marinez, Thuram dhe Sanchez, prandaj do t’i takojë trajnerit të zgjedhë se kush meriton të luajë. Sfida me Salzburgun është shumë emocionuese për mua, përderisa luajmë në Austri. Por jemi këtu për të fituar. Përpara dhe pas ndeshjes do të jemi miq, mirëpo në ndeshje e sipër do të bëjmë gjithcka për të fituar. Salzburgu ka një skaudër shumë të fortë, të re dhe drejtohet nga një trajner i zoti. Edhe stadiumi do të jetë plot. Por ne jemi Interi dhe nuk na lejohen hapa fals, në rrugëtimin tonë drejt fazës tjetër të Champions League”.