Salzburgu beson tek kualifikimi, Haaland kërkon të udhëheqë skuadrën

Sport

Jesse Marsch, trajneri i Salzburg: “Shumë njerëz kanë shprehur simpatinë që kanë për ne dhe na kanë uruar fitoren. Por jemi me ‘këmbë në tokë’, pasi përballemi me kampionët në fuqi. Na duhet që thjesht të ruajmë qetësinë dhe të japim më të mirën tonë në fushë. Liverpool-i ka qenë në pozita të tilla edhe në dy sezonet e kaluara, prandaj për ta, kjo ndeshje nuk u sjell shumë presion. Plani ynë është të luajmë në mënyrë agresive, të mbrohemi mirë kur nuk kemi topin dhe të bëjmë kujdes në tranzicionin mes fazave. Liverpool-i është një skuadër e kompletuar, prandaj nuk ka për të qenë aspak e lehtë. Gjëja më e rëndësishme për ne është të kemi besim tek aftësitë tona.”
Erling Braut Haaland, sulmues i Salzburg: “Nuk kemi asgjë për të humbur. Do të zbresim në fushë për të shijuar momentin dhe për t’u argëtuar sa më shumë. Sigurisht, kjo është ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime deri më tani. Është vërtet nëj moment i bukur. Të gjithë kemi ëndërruar për të luajtur ndeshje të tilla. Jam i përqëndruar për të bërë punën time. Dua të jap më të mirën për të ndihmuar Salzburgun dhe shpresoj që t’i kënaqim tifozët.”