Jurgen Klopp i trembet Salzburgut, por ka besim tek skuadra e tij

Sport

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool:
“Pres që skuadra të luajë në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe për Salzburgun kjo është si një finale. Kemi ende të njëjtin motivim për të vazhduar rrugëtimin tonë këtu dhe jemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë në këtë ndeshje. Salzburgu është me të vërtetë një skuadër e mirë. Më pëlqejnë t’i shoh. Mendoj se të dyja skuadrat kanë shanse të mira, por do të shohim kush e meriton më shumë të vazhdojë më tej. Tani jemi mësuar me ndeshjet e rëndësishme, prandaj nuk mendoj se presioni apo nervozizmi është një problem për djemtë. Mendoj se do të jetë një sfidë mjaft e bukur.”
Jordan Henderson, mesfushor i Liverpool:
“Kjo është ndeshja më e rëndësishme e sezonit tonë deri më tani. Duhet të jemi në 100%-shin tonë, që të arrijmë të marrim rezultatin që kërkojmë e të kalojmë më tej. Është e vërtetë që kemi kaluar situata të tilla edhe më parë, por kjo nuk jep asnjë garanci.. Në ndeshjen e parë mësuam se janë vërtet të rrezikshëm në kundërsulme apo goditje standarte, por kësaj here do të jemi akoma më të përgatitur.”