SEBASTIAN RODE, MESFUSHORI I FRANKFURTIT:

Sport

“Kemi pritshmëri të larta ndaj vetes dhe një gjë të tillë e kemi treguar ndaj skuadrave të ndryshme, pavarësisht ligës që i përkasin. Nuk duhet të mendojmë për rezultatin e ndeshjes së parë, por duhet të zbresim në fushën e lojës me plot besim. I kemi marrë masat. Kemi analizuar gjithçka nga ndeshja e parë. Mendoj se i kemi bërë mirë llogaritë. Kemi evidentuar gabimet tona, që në fakt, na kushtuan jo pak në shtëpi. Sidoqoftë, ajo është një ndeshje, të cilën nuk mund ta kthejmë pas, por t’i përqendrojmë forcat tona këtu dhe të përpiqemi të japim më shumë se 100% nga vetja.”