Serie A, Inter, Inzaghi nuk ndryshon formacion, pavarësisht formës së Frattesi e Arnautovic

Sport

Davide Frattesi dhe Marko Arnautovic janë dy nga lojtarët e Interit që kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në kualifikueset e Europianit. Tek përfaqësueset e tyre, si Frattesi, edhe Arnautovic kanë luajtur një rol të rëndësishëm, madje duke shënuar edhe gola me shumë peshë. Frattesi ishte padyshim lojtari i ndeshjes në triumfin 2-1 të Italisë ndaj Ukrainë. teksa realizoi një dopietë në minutat 12 e 29, duke i dhënë 3 pikë me shumë vlera ekipit të trajnerit Luciano Spalletti. Ndërsa Arnautovic ishte protagonist fitoren 3-1 të Austrisë në transfertën suedeze, ku njësoj si shoku i tij i skuadrës tek Interi, kompletoi një dopietë. Por pavarësisht kësaj forme të mirë që po kalojnë dy lojtarët e transferuar në Milano gjatë merkatos verore që lamë pas, trajneri i zikaltërve Simone Inzaghi nuk mund të gjejë një vend në formacionin titullar për ta. Prej ditësh, tekniku 47-vjeçar po përgatitet me detaje derbin përballe Milanin, që do të vendosë edhe kreun e renditjes në ‘Serie A’ pas javës së katërt, por mesa duket, tek formacioni zikaltër nuk do të ketë ndryshime. Burime pranë skuadrës së Interit kanë konfirmuar se deri më tani, plani fillestar i Inzaghi-t është që lojën, nga minuta e parë, ta nisi po i njëjti formacion si në ndeshjen e fundit. Në portë nuk duket të ketë diskutime, me Sommer që do të jetë titullar, ndërsa treshja Darmian, De Vrij e Bastoni do të qëndrojnë përpara tij. Dumfries dhe Dimarco për momentin janë të paprekshëm nga krahët, teksa mesfusha do të udhëhiqet nga Barella, Calhanoglu dhe Mkhitaryan. Në sulm, Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram më në fund kanë treguar shenjat e para të një bashkëpunimi frytdhënëse mes të dyve dhe mbetet titullarët e përzgjedhur të Inzaghi-t. Interi do të provojë të fitojë derbin njësoj si në tre ndeshjet e para dhe deri më tani, e kanë treguar se një gjë e tillë është mëse e realizueshme. Nga ana tjetër, tekniku i zikaltërve ka një stol që ofron po aq cilësi sa formacioni titullar dhe duke parë formë e Frattesi-i apo Arnautovic, atëherë derbi mund të zgjidhet edhe nga lëvizjet e trajnerit.