Serie A/ Interi “ngec” në transfertën e Sampdorias

Sport

Interi “ngec” në trasnfertën e Sampdorias. Ndeshja e e luajtur në stadiumi “Luigi Ferraris”, e vlefshme për javën e 22 të Serie A, është mbyllur me rezultatin 0-0, ku asnjë prej skuadrave nuk mundi ta dërgonte topin në rrjetë.

Ndaj skuadrës së drejtuar nga Dejan Stankoviç, zikaltërit krijuan 25 tentativa drejt portës, por pa mundur dot të gjenin rrugën e rrjetës. Duke marrë në llogaritje vetëm 10 vitet e fundit, kjo është hera e 3-të që Interi prodhon të paktën 25 mundësi shënimi, por pa qenë i sukssshëm që të shënojë të paktën një gol.

Kjo ishte një mundësi mjaft e mirë e Interit për të konsoliduar akoma më mirë pozitat në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit, por që të besuarit e trajnerit Simone Inzaghi nuk e kanë zhfrytëzuar dot në maksimum, e kësisoj, mbeten të dytët në klasifikim në kuotën e 44 pikëve, 15 më pak sesa Napoli kryesues dhe 3 më tepër sesa Atalanta e vendit të 3-të.

Ecuria me ulje-ngritje e Interit përgjatë ndeshjeve të fundit, mesa duket, ka nisur të ndikojë negativisht edhe në radhët e lojtarëve. Hendeku i krijuar me Napolin kryesues, ndoshta, mund të ketë mbyllur përfundimisht edhe dilemat për çështjen e titullit kampion në Serie A. Të kaltërit duken të paarritshëm, e diçka e tillë ka nisur të ndikojë keq në aspektin psikologjik të lojtarëve intëristë. Kjo u dallua në pak çaste në transfertën e Sampdorias.

Konkretisht në minutën e 38-të të pjesës së parë, kur Romelu Lukaku dhe Nicolo Barella patën një diskutim të ashpër mes tyre. Gjithçka nisi për shkak të një topi të gjatë, të cilin belgu nuk arriti ta kontrollonte dhe kjo solli përplasjen mes dy shokëve të skuadrës.