Ronald Araujo, mbrojtës i Barcelonës:

Sport

“Ky kompeticion është kaq fantastik për shkak të kundërshtarëve që ke përballë. Luajmë në nivelet më të larta prandaj jemi të vetdijshëm se ndeshjet këtu do të jenë gjithmonë të vështira. Bayern-i është padyshim një nga skuadrat më të forta me të cilat mund të përballesh. Ne kemi bërë mirë deri tani dhe takime ndaj rivalëve si ky, na shtyjnë të nxjerrim edhe më shumë nga vetja. E dimë se nga çfarë rruge po vijmë. Ndihemi të fortë dhe të motivuar për të bërë gjëra të mëdha dhe ndaj Bayern-it mund të provojmë se sa shumë jemi rritur. Në çdo ndeshje, qëllimi ynë është të imponojmë stilin tonë të lojës. Ndaj një kundërshtari si bavarezët, diçka e tillë është e vështirë, por ne do t’i qëndrojmë planit tonë dhe do të vijojmë të bëjmë të njëjtën lojë.”