Xavi Hernandez, trajneri i Barcelonës:

Sport

“Kjo ndaj Bayern është një ndeshje shumë e rëndësishme për prestigjin e këtyre dy skuadrave, por nuk mendoj se ndyshon ndonjë gjë të madhe në lidhje me ne. Nuk duhet të dalim në konkluzione vetëm pas një ndeshjeje të tillë. Kemi ende rrugë të gjatë përpara dhe është e rëndësishme të mësojmë më shumë nga vetja në çdo hap që hedhim. Padyshim që të fitosh këtu është një sfidë e madhe dhe kjo na motivon për të provuar diçka që konsiderohet më shumë se e vështirë. Kam punuar me pjesën më të madhe të këtyre lojtarëve prej 9 muajsh dhe jam i bindur se mund të rivalizojmë si të barabartë edhe kundërshtarë të këtij niveli. Jemi të lumtur që na jepet shansi të testojmë veten ndaj Bayern-it që në fillim të sezonit, sepse këto janë ndeshje që do të na vlejnë shumë për vazhdimësinë. Nga lojtarët e mi dua të shoh gjithmonë pasionin për të zbritur në fushë e për të dhënë më të mirën. Veteranët e ekipit përpiqen të japin shembullin më të mirë të mundshëm dhe jemi me fat që kemi disa të rinj të talentuar që janë të etur për sukses. I kemi studiuar ndeshjet e sezonit të shkuar. Nuk mendoj se skuadra do të të bëjë të njëjtat gabime, edhe pse e dimë që kemi ende punë për të bërë, nëse duam të arrijmë në objektivat që i kemi vendosur vetes.”