Shevçenko: Gatuzo i ka kthyer Milanit identitetin

Sport

shevc
Andrij Shevçenko ka lavdëruar ish-shokun e skuadrës te Milani, Xhenaro Gatuzon, për punën e shkëlqyer që ka bërë, duke ringjallur Milanin në pak muaj, pasi mori vendin e Vinçenco Montelës në fund të vitit të shkuar.

gattusp
“Rino Gatuzo ka ndryshuar fytyrën e Milanit. I ka kthyer identitetin, ndjenjën e përkatësisë. Ai dëshiron që lojtarët e tij të jenë kompetitivë dhe agresivë: ai ishte i tillë si futbollist, ndaj nuk habitem. Rino është dikush që nuk lëshon asnjë milimetër, nuk ka frikë nga asgjë, iu dha shansi dhe po e shfrytëzon. Shpresoj që ta çojë Milanin në Champions League sezonin e ardhshëm, edhe pse një derbi Dinamo Kiev-Milan nuk do të ishte i lehtë për mua”.