Shqipëria humbet 2-0 përballjen e vështirë me Skocinë

Sport

skoc
Në ndeshjen e dytë të vlefshme për Nations League, Shqipëria nuk mundi të shmangë dot humbjen kundër Skocisë. Skuadra e Alex McLeish ishte tejet sulmuese që nga minuta e parë, ndërsa për kuqezinjtë e Christian Panucci vështirësitë u panë që në fillim, ku Steven Naismith goditi edhe shtyllën. Me një formacion me disa ndryshime, ku grupit i mungoi Andi Lila, i larguar, në fushë u panë shumë pak momente pozitive. Pjesa e parë ishte tejet e vështirë, me vetëm një rast ku Shqipëria doli përpara në portën e McGregor. Skocezët reflektonin shumë freski fizike.

skoci

Në pjesën e dytë erdhi dhe momenti i golit për vendasit. Steven Naismith përfitoi nga një amulli në mbrojtje dhe detyroi Berat Gjimshitin që të shënonte në portën e tij. Ende pa e marrë mirë veten, Shqipëria do të pësonte edhe golin e dytë, kësaj here pas një dalje të pa studiuar të Strakoshës. Naismith ishte sërish autori i golit dhe më tej ky rezultat nuk ndryshoi. Shqipëria tashmë e gjen veten në vendin e dytë të Grupit të parë në Ligën C. Ndeshja e radhës do jetë ajo me Izraelin më 14 tetor. Kuqezinjtë mund të përfitojnë prej faktit se tre ditë më parë, pra më 11 tetor, izraelitët do të presin Skocinë.