Kaka ka filluar punën për Milanin, ndjek Lucas Paquetan të Flamengos

Sport

kaka ric

Ndonëse ende jo zyrtarisht, Ricardo Kaka është rikthyer punojë për Milanin e tij dhe nga Brazili vijnë lajme si ai ka arritur një marrëveshje verbale më një talent të Flamengos. Bëhet fjalë për futbollistin 21-vjeçar, Lucas Paqueta. Lojtari luan si mesfushor i avancuar, por di të përshtatet edhe ne role të tjera të mesfushës apo sulmit dhe Kaka’ e sheh si njeriun e duhur për t’u transferuar tek Milani. Paqueta thuhet se ka fantazinë dhe qetësinë që i mungon kuqezinjve në mesfushë. Organizmi i lojës është një tjetër pikë e fortë e 21-vjeçarit, që do t’i jepte një dorë të mirë Lucas Biglias në mesfushën e skuadrës së drejtuar nga Gattuso.

Flamengo LucasPaqueta 1
Lucas Paqueta luan tek Flamengo pasi ka kaluar skuadrat zinxhir të këtij klubi, ndërkohë që ka një kontratë të vlefshme me brazilianët deri në vitin 2020. Në sezonin e ri, gjatë 20 ndeshjeve të Serisë A braziliane, ai ka realizuar 6 gola dhe shërbyër 2 asiste. Kartoni i tij sipas ‘transfermarkt’ vlen 15 milionë euro, por nga Brazili bëjnë me dije se Flamengo do të kërkojë më shumë se 25 milionë për Paqueta. Kjo vjen edhe për shkak të interesimit të fortë edhe të disa skuadrave të tjera evropiane, që janë të gatshme të hapin një ankand për talentin brazilian.