Shqiptarët në Europë, Berisha e Qaka vazhdojnë përpara

Sport

Etrit Berishë

Atalanta e Etrit Berishës arriti të kualifikohet për në raundin e tretë eliminator të Europa League, pasi u shfaq e pamëshirshme në fushën e Sarajevës. Sfida e parë në Bergamo kishte përfunduar 2-2, për në kthim, italianët fituan me rezultatin e thellë 0-8 ndaj skuadrës boshnjake. Në fushë si titullar ishte edhe portieri kuqezi, përkundër zërave që shohin një lëvizje të tij drejt Francës. Ndryshe nga takimi i një jave më parë, ai praktikisht pati një rol spektatori në Sarajevë, duke u dashur të reagojë vetëm në 2 raste. Kaq mjaftoi edhe që skuadra nga Bergamo të përparojë në raundin tjetër, ku do të ndeshet me Hapoel Haifa
Nga legjionarët, të enjtën në fushë ka zbritur dhe Kamer Qaka, i cili u aktivizua në minutën e 59-të të ndeshjes që Steaua e Bukureshtit fitoi 4-0 me Rudarin. Pas këtij kualifikimi pa shumë probleme, skuadra e Qakës do të sfidojë Hajdukun e Splitit në raundin tjetër të kompeticionit evropian. Ndërkohë, edhe Elis Bakaj ka qenë në fushë si titullar me skuadrën e tij, Shaktjor Soligorsk, por u zëvendësua në minutën e 64-t, pa lënë dot shenjën e tij në përballjen ndaj Lech Poznanit. Bjellorusët e dërguan ndeshjen në shtesë pas barazimit 1-1 në kohën e rregult. Por vetëm kaq, sepse më pas pësuan dy gola të tjerë, që i eleminuan nga Kupat e Evropës.