Si i fiton dhe si i shpenzon Ronaldo milionat e tij?

Sport

20161114171904 550x394

Cristiano Ronaldo perveç se atleti më i paguar në botë nga të gjitha sportet, tani ai po kërkon të bëhet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Lojtari i Real Madridit e mposhti Leo Messin e Barcelonës në garën për Topin e Artë për të katërtën herë.

Vetëm Messi, me pesë çmime, i qëndron në rrugë atij. Ronaldo është njëri nga atletët më të paguar në histori. Ai kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje të re me Real Madrid, marrëveshje kjo që do ta mbaj atë në klub për të paktën pesë sezonet e ardhshme.

Kjo marrëveshje i solli atij një shumë marramendëse parash. Në dhjetor, u lëshua formulari i taksave të Ronaldos, që zbuloi se ai kishte deklaruar fitime prej 191 milionë euro vitin e kaluar.

Më poshtë mund ta kuptoni si i fiton ai dhe si i shpenzon të gjitha ato para:

Ronaldo fitoi 88 milionë euro në 18 muaj, prej vitit 2015 e deri në qershor të vitit 2016, sipas Forbes, duke e bërë atë sportistin më të paguar në botë.
Rreth 32 milionë euro i erdhën atij nga marrëveshjet me kompani si Tag Heuer dhe Nike.
Ai gjithashtu ka marrëveshje me kompanitë si Herbalife, Castrol, Samsung dhe KFC
Ai fiton nga Nike më shumë se 10 milionë euro në vit. Ai ka qenë pjesë e ekipit të Nike që nga viti 2003.

Marrëveshja e re e Ronaldos me Nike raportohet se do t’i sjellë atij rreth 25 milionë euro në vit për gjithë jetën e tij. Kjo do te thote se kur  Ronaldo të jetë 73 vjeç, ai do te ketë marrë 1 miliardë euro nga Nike.
Ronaldo gjithashtu nënshkroi edhe një kontratë të re 5-vjeçare me Real Madridin. Kjo kontratë raportohet se vlen rreth 400,000 euro në javë ose rreth 23 milionë në vit, duke mbetur në Madrid deri në moshën 36 vjeçare.
Nëse e braktisë ndonjëherë Real Madridin, ekipi që e blen atë duhet t’i paguajë klubit 900 milionë euro për ta blerë.
Por si i shpenzon ai paratë? Një nga gjërat më të pëlqyera të tij janë veturat.

Ai leviz me nje një Lamborghini Aventador që vlen 300,000 euro dhe një Maserati. Ai gjithashtu ka një Bentley, Porsche dhe një Mercedes. 

Ai nuk është gjithmonë i kujdesshëm me to. Në 2009 ai përplasi një Ferrari në vlerë prej 300,000 euro në Mançester.

Ai jeton në një vilë në Madrid që vlen rreth 6 milionë euro. 

Kur flasim për pronat, në 2015 ai bleu një apartament luksoz në ndërtesën e Donald Trump në Manhattan për 14 milionë euro.

23 1482784734 681363